Fillon vlerësimi i dëmeve, autostrada vazhdon të jetë e kërcënuar nga përmbytjet

2018-05-10 0

Janë gati vërtetimet e fatkeqësive dhe dokumenti që do të plotësojnë bizneset e prekura nga përmbytjet.

Mbi bazën e këtyre deklarimeve do të bëhet edhe kompensimi i dëmeve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministrja e Sipërmarrjes, Sonila Qato në Facebook, e cila thotë se është hapur procesi i evidentimit të dëmeve për subjektet e përmbytura në të gjithë Shqipërinë. Mësohet se procesi do të ndiqet nga prefekturat përkatëse, punonjësit e të cilave do të shkojnë në çdo biznes për të plotësuar vërtetimin me dëmet e shkaktuara.

Më pas këto vërtetime i kalojnë Emergjencave Civile për të ndjekur procedurat e Rimbursimit Financiar. Në autostradën Tiranë Durrës u prekën nga përmbytjet e fundit më shumë se 40 biznese. Burime nga Ministria e Sipërmarrjes thonë se kanë nisur procedurat e evidentimi të dëmeve në këtë zonë ku u shkaktuan edhe dëmet më të mëdha nga përmbytjet e para një muaji.

Në një vëzhgim të bërë nga Klan Plus në bizneset e prekura pranë Qendrës Tregtare ?City Park? rezulton se pasojat e dëmeve ndihen ende.

Materialet e dëmtuara ende nuk janë nxjerrë nga dyqanet dhe magazinat.

Sipërmarrësit nuk pranojnë të prononcohen para kameras, por jashtë saj, ata thonë se deri tani nuk ka shkuar askush për t?i evidentuar dëmet e shkaktuara apo për kompensim financiar.

Klan Plus

Free Traffic Exchange